Na kontaktoni!     +355 (0) 4 22 27 568 sard-ipard@giz.de

MIRESEVINI NE FAQEN E IPARD PER SHQIPERINE

Mjeti kryesor i BE-së, për t’u siguruar vendeve të zgjerimit mbështetje financiare dhe teknike në fushën e bujqësisë

IPARD - BE "u jep një dorë në bujqësi
vendeve që aspirojnë anëtarësimin

Instrumenti për Asistencë Para-aderimit (2007-2013) është mjeti kryesor i Bashkimit Evropian (BE) pë ti siguruar vendeve të zgjerimit mbështetje financiare dhe teknike.

Objektivi i përgjithshëm i IPA-s për Shqipërinë është të mbështesë reformat dhe ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme për të arritur pajtueshmërinë me ligjin e BE-së  në mënyrë që të përgatisë plotësisht vendin për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

About T·O·T·A·L Landscaping

Started in 2005 by a father & son team, Total Landscaping was originally a small business created to help aging neighbors maintain their homes and gardens.

Since then, TOTAL has grown to encompass a huge network of top notch gardeners and landscapers across the city. Services range from simple grass cutting to full-scale landscape and water feature design and implementation. Hopefully after seeing our work you’ll let us take TOTAL care of your yard too!

IPARD-Like - Rritje e ndërgjegjësimit, rritje e kapaciteteve

Interes i lartë publik dhe profesional për skemën IPARD-Like për mbështetje të investimeve

Në kuadër të programit IPARD-Like, janë realizuar 3 fushata mbarëkombëtare, me më shumë se 3000 pjesëmarrës. Janë trainuar më shumë se 120 këshilltarë, për aplikimet si edhe procedurat e pagesave. Ndërkohë që, numri i vizituave në faqen e Internetit www.ipard-like.al e ka kaluar 500 000-shin.

Vetëm për skemat e mbështetjes në kuadër të IPARD-Like kanë mbërritur 255 aplikime. Vlera totale e aplikimeve për investime ka arritur në 45.83 milionë Euro, ndërkohë që shuma e granteve të dhëna ka arritur shifrën 23.8 milionë Euro. Norma e suksesit ka qenë 35 %, teksa janë firmosur 88 kontrata për grante. 89% e investimeve janë realizuar me grantet e paguar, në vlerën 4.5 milionë Euro. Ndërsa vlera totale e investimeve ka kaluar 10.5 milionë Euro.

EDHE NJE HAP ME PRANE BE

Me ndihmën e aktiviteteve të bashkëpunimit ndërkombëtar, Shqipëria po përgatitet në nivel praktik, për të përmbushur standartet e Bashkimit Europian. Qeveria shqiptare ka dhënë grante për kompanitë bujqësore dhe të përpunimit ushqimor, duke përdorur fondet e “IPARD-like”, në një lloj plani pilot, i vënë në zbatim duke përmbushur kriteret e BE-së. Këto grante zënë 50 deri 65 % të vlerës së investimit.

Projekti e ka afruar edhe një hap më pranë Shqipërinë, teksa ajo përgatitet për anëtarësimin në BE, me synim arritjen e një qeverisjeje të mirë administrative. Shqipëria po modernizohet dhe reformohet në fushën e bujqësisë, e cila është një sektor shumë i rëndësishëm i ekonomisë. Sukseset e fillimit janë tashmë të verifikueshëm: norma e suksesit të aplikimeve që janë të kualifikueshëm për miratim, rritet pas çdo thirrjeje për aplikim, në kuadër të skemës së granteve.