Na kontaktoni!     +355 (0) 4 22 27 568 sard-ipard@giz.de

Projekti “Mbështetje për bujqësinë dhe zhvillimin rural” është financuar nga fondet e BE-së dhe Qeveria Gjermane, dhe bashkëfinancuar nga buxheti i shtetit shqiptar. Komuniteti Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian i cili përfaqësohet nga ana e tij përmes Delegacionit të BE-së në Shqipëri, i delegoi GIZ – Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit – implementimin e projektit IPA 2011 “Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural” (SARD-IPARD) përmes Marrëveshjes së Delegimit Nr. 2012/295-403.

Ky projekt ka siguruar asistencë Agjencisë së Pagesave dhe aktorëve të tjerë për të rritur ndërgjegjësimin mbi standardet e BE-së dhe për të forcuar menaxhimin dhe kapacitetin zbatues të tyre të fondeve të ardhshme të IPARD. Një nga komponentët e projektit IPA 2011 ka qenë implementimi Skemës së Grantit

për zhvillimin e sektorit agro-ushqimor bazuar në rregullat IPARD (IPARD-like). Skema e Grantit IPARD-like është bashkë-financuar nga BE-ja (75%) dhe Qeveria e Shqiptare (25%), dhe zbatuar nga GIZ në rolin e Autoritetit Kontraktues për pjesën e fondeve të BE-së dhe AZHBR në rolin e autoritetit kontraktues për buxhetin e shtetit.

Nga zbatimi i IPARD like janë disbursuar 5.3 Mln euro për investime në fermë dhe agropërpunim nga të cilat kanë përfituar 85 subjekte. Sfidat e ardhshme në administrimin e fondeve të Programit IPARD 2014-2020: 71 milionë Euro grante për sektorin e zhvillimit rural të Shqipërisë për periudhën 2016-2020 do të financohen nga BE, që mund të arrijnë deri në 160 milionë Euro me bashkë-financimet kombëtare dhe pjesëmarrjen e vetë fermerëve dhe agrobizneseve.

KOMPONENTET E PROJEKTIT:

Komponenti 1

Ngritje kapacitetesh për përhapjen e informacionit dhe rritjen e ndërgjegjësimit, mbi praktikat e mira bujqësore dhe IPARD.

Komponenti 2

Grantet pilot në kuadër të IPARD-like për sektorin agro-ushqimor.

Komponenti 3

Ngritje kapacitete për strukturën operuese të IPARD II (Autoriteti Menaxhues dhe AZHBR) – përgatitja për IPARD.

Komponenti 4

Ngritje kapacitetesh për Strukturën Menaxhuese (Ministria e Financave) për “zhvillimin rural” si politikë e IPA II dhe Autoritetin Auditues (AA).

PRAKTIKAT ME TE MIRA

Në kuadër të përgatitjeve për programin e skemave IPARD, modeli i vënë në zbatim përmes IPARD-Like ka qenë një histori suksesi, prej ku janë nxjerë praktikat më të mira të: Programimit të masave të zhvillimit rural të IPARD; Fushatave të ndërgjegjësimit dhe publicitetit, trainimeve dhe këshillimeve për IPARD
Përmirësimit të standarteve të biznesit në bujqësi dhe agro-përpunim, përmes mbështetjes së investimeve. Zhvillimit të kapaciteteve për stafin e IPARD
Krijimit të Manualeve të Procedurave të IPARD, për sistemin e administrimit dhe kontrollit.

Marrëveshja Nr 2012/295-403 mes Delegacionit të BE dhe GiZ

Faza e Implementimit: 01 korrik 2012 – 30 nëntor 2016

Vëllimi i kontraktuar: 10 Milionë Euro, financim nga Bashkimi Europian

Marrëveshja dypalëshe mes Qeverisë gjermane dhe Qeverisë shqiptare

Faza e implementimit: 01 korrik 2011 – 30 prill 2017

Komisionuar nga BMZ: 3.9 milionë Euro