Na kontaktoni!     +355 (0) 4 22 27 568 sard-ipard@giz.de

Objektivat dhe Masat e Skemës së Grantit “IPARD-like” - Thirrja 3

  • Kontribut për rritjen e konkurrencës të sektorit bujqësor dhe industrisë ushqimore shqiptare, nëpërmjet mbështetjes së rikonstruksionit dhe modernizimit;
  • Kontribut në përgatitjen e sektorit bujqësor dhe industrisë ushqimore shqiptare për
  • aderimin e saj në BE duke mbështetur përafrimin me standardet e komunitetit;
  • Mbështetje për ndërtimin e kapaciteteve të strukturave përgjegjëse shqiptare për implementimin e programit IPARD në të ardhmen.

Për zhvillimin e sektorit agro-ushqimor sipas Skemës së Grantit “IPARD-like”, përmes Thirrjes së Tretë, janë vënë në zbatim dy masa.

Masa 1, “Investime në Fermat Bujqësore” ka patur këto objektiva:
  • Përgatitja për përmbushjen në të ardhmen e Nenit 12 (2) te Rregullores së IPA-s (EC) Nr .1085/2006; dhe Nenit 174 të Rregullores Implementuese të IPA-s(EC) Nr 718/2007
    • Përmirësimi gradual i fermave bujqësore shqiptare në drejtim të përmbushjes së standardeve të Komunitetit, kryesisht në fushat e mbrojtjes së mjedisit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, mirëqenies së kafshëve si dhe shëndetit të kafshëve dhe bimëve;
  • • Përmirësimi i performancës së përgjithshme dhe i konkurrencës në prodhimin e produkteve bazë bujqësore.
    Masa 1 mbështet investimet në aktivitete prodhuese bujqësore në katër sektorë prioritarë: qumështi, mishi, frutat dhe perimet duke synuar rritjen e furnizimit me produkte bujqësore të sigurta dhe të cilat prodhohen duke respektuar gjithmonë ambientin.
Masa 2: “Investime në Përpunimin dhe Tregimin e Produkteve Bujqësore” ka patur këto objektiva:
  • Përgatitjen për përmbushjen në të ardhmen të kushteve të Nenit 12 (2) të Rregullores së IPA-s  (EC) Nr 1085/2006; dhe Nenit 174 të Rregullores Implementuese të IPA-s(EC) Nr 718/2007
    • Përmirësimin e përpunimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore në Shqipëri përmes përmirësimit gradual në drejtim të standardeve të Komunitetit në fushat e mbrojtjes së mjedisit, cilësisë dhe sigurisë së ushqimit, mirëqenies së kafshëve dhe sigurisë në ambientin e punës;
  • Përmirësimi i performancës së përgjithshme në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve kryesore bujqësore si dhe të kontribuojë në përmirësimin e situatës së sektorëve themelorë të prodhimit bujqësor.
    Masa 2 mbështet investimet në 4 sektorë të industrisë agro-ushqimore: qumështit e bulmetit, thertoreve e përpunimit të mishit, frutave dhe perimeve, duke plotësuar ndërhyrjet sipas masës 1 dhe në këtë mënyrë duke kontribuar për përmirësimin e situatës në sektorin e prodhimit bazë bujqësor.

Klikoni më poshtë për të shkarkuar Udhëzuesin për Aplikantët, në shqip dhe në anglisht.